Shtyhet sërish ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë, luhet në këtë muaj - Bota Sot
Shtyhet sërish ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë, luhet në këtë muaj

Futboll

Shtyhet sërish ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë, luhet në këtë muaj

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:22
Shtyhet sërish ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë, luhet në këtë muaj

UEFA ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e play-off të Euro 2020 të shtyhen për në muajin shtator.

Në video-konferencën e sotme që po mban UEFA me 55 anëtarët e shoqatave të futbollit, është marrë vendim që ndeshjet e play-off të Euro 2020, të planifikuara për muajin qershor, do të shtyhen për tre muaj.

Kjo do të thotë se takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, i vlefshëm për "Play-Off" të Ligës së Kombeve do të shtyhet për muajin shtator.

Organizata e futbollit evropian është e vendosur që të përfundojë kampionatet, kësisoj vera do të jetë e gjitha e rezervuar për kompeticionet e klubeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat