Coutinho bën donacionin 20 tonësh

Futboll

Coutinho bën donacionin 20 tonësh

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:27
Coutinho bën donacionin 20 tonësh

Philippe Coutinho nuk e harron origjinën e tij dhe në një moment emregjence të madhe si ky që po kalon bota e tërë për shkak të coronavirus-it, ai ka shkuar në ndihmë të vendlindjes së tij.

Ylli i Bayern Munich, por në pronësi të Barcelona-s, ka dhuruar rreth 20 ton ushqime për personat dhe lagjet më të varfra të Rio de Zhanerios.

Coutinho, në fakt, siç ka shkruar Sport, ka lindur dhe është rritur në lagjen “do Riachuelo” të qytetit brazilin, në zonën veriore dhe ka vendosur të kujdeset për komunitetet në zonat e Mangeueira dhe Barreia de Vasco.

“Fillimisht dua të falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë të ndihmoj të tjerët. Falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në ndonjë mënyrë për ta bërë të mundur këtë veprim solidariteti”, ka thënë Cou.

“Ky është fillimi i një fushate të madhe. Shpresoj të mund të vazhdoj të ndihmoj gjithmonë. Ndihma ndaj atyre që janë në vështirësi është thelbësore për një botë më të mirë dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat