Arsenali synon transferimin e Marc Rocas

Futboll

Arsenali synon transferimin e Marc Rocas

Më: 1 prill 2020 Në ora: 16:39
Marc Roca

Arsenali e ka identifikuar mesfushorin e Espanyol, Marc Roca, si një zëvendësim të drejtpërdrejtë për Dani Ceballos, i cili pritet të largohet në verë.

Ceballos pritet të largohet nga Londra e Veriut këtë verë kur marrëveshja e tij e huazimit skadon dhe Topçinjtë pritet të kthehen në Spanjë për zëvendësimin e tij.

Sipas mediumit Diario Sport, 23-vjeçari Roca i cili ka shkëlqyer te Espanyoli ka përfunduar në listën e dëshirave të Topçinjve.

Kontrata e tij përmban një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh dhe thuhet se Arsenali kishte interes për nënshkrimin e tij që nga vera e kaluar.

Mesfushori qendror ka bërë 114 paraqitje me ekipin e parë katalunas, por është vlerësuar gjerësisht për aftësinë e tij teknike, sensin e pozicionit dhe cilësitë e liderit.

Roca ka një marrëveshje në Espanyol deri në vitin 2022, ndërsa pëlqehet shumë edhe nga Bayern Munichu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat