Largohet nga Bayerni?

Futboll

Largohet nga Bayerni?

Më: 1 prill 2020 Në ora: 16:51
Alaba

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë gjatë verës që vjen mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, në vend të brazilianit Marcelo, i cili mund t’i bashkohet Juventusit

Real Madridi po planifikon të përforcohet në repartin defanziv për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të majtë të Bayern Munihut, David Alaba. Për këtë siguron mediumi “Le10sport”.

Përfaqësuesi austriak pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane, i cili e do lojtarin në “Santiago Bernabeu”.

Alaba ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2021.

Por, nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të largohet nga |Allianz Arena| gjatë verës që vjen.

Reali e ka ndërmend ta shesë Marcelon, i cili mund të përfundojë në Juventus, dhe ta transferojë Alaban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat