Werner mund të luajë në cilindo klub të botës

Futboll

Werner mund të luajë në cilindo klub të botës

Më: 1 prill 2020 Në ora: 17:16
Werner mund të luajë në cilindo klub të botës

Futbollisti i Leipzigut, Tyler Adams e ka ngritur në qiell bashkëlojtarin e tij, Timo Werner, i cili po kërkohet nga Liverpooli

Timo Werner mund të luajë në cilindo klub të botës.

Për këtë është i sigurt bashkëlojtari i tij, Tyler Adams.

Sulmuesi gjerman po shkëlqen në fanellën e Leipzigut dhe për këtë e ka zgjuar interesimin e klubeve më të njohura evropiane.

Ai i ka realizuar 27 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat me ekipin gjerman këtë edicion.

“Nëse je në gjendje të shënosh gola në mënyra të ndryshme, do të jesh në gjendje të luash në nivelet më të larta për një kohë të gjatë. Gjithashtu, mund të luash në klubet më të mëdha në botë, por edhe për kombëtaren”, ka thënë mesfushori Adams për “ESPN”.

“Është kënaqësi të luash me Timon. Është e lehtë të luash në mesfushë duke e ditur se mund t’ia dhurosh atij topin dhe ai do të bëjë gjëra të mëdha me të. Ai është një super djalosh dhe një super lojtar”, ka përfunduar futbollisti i Leipzigut.

Interesimin më të madh për Wernerin e ka shfaqur Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat