Pirlo tallet me Matri-n dhe zbulon "idhullin" e papritur

Futboll

Pirlo tallet me Matri-n dhe zbulon "idhullin" e papritur

Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:36
Andrea Pirlo

Për katër vite ka qenë fari i Juventus-it, duke fituar po aq kampionate dhe duke shuar shumë afër Champions League-ës në një sezon. Andrea Pirlo është rrëfyer në formatin “Në shtëpi me Juven”, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve.

Ish-mesfushori ka treguar se ka kaluar momente të vështirë, si atëherë kur duhej të luante  i dëmtuar dhe ka qenë i detyruar të përdorte vetëm të majtën, këmba e tij e dobët:

“Në disa ndeshje kam luajtur vetëm me të majtën. Kam luajtur 2-3 ndeshje në këtë mënyrë, një në Lecce dhe njënë shtëpi kundër Novara-s, edhe në Napoli. Kisha pësuar një ndrydhje në gjurin e djathtë, por nuk dukej...”.

Alessandro Matri ka thënë se kisshte në dhomë posterin e Barzagli-t. Pirlo është përgjigjur me ironi: “Ndërsa unë kisha posterin e Peluso-s në dhomën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat