Bale ia prish planet Realit, i vendosur të qëndrojë në Bernabeu

Futboll

Bale ia prish planet Realit, i vendosur të qëndrojë në Bernabeu

Më: 2 prill 2020 Në ora: 08:12
Gareth Bale

Gareth Bale pritet t’i paraqes probleme të reja Real Madrid.

Ylli anësor prej kohësh është përfolur për një largim nga ‘Los Blancos’ në verën e vitit 2020, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Por, Mirror tani raporton se Bale është i vendosur të largojë dallimet që ka me trajnerin francez, për të qëndruar në ‘Santiago Bernabeu’.

Bale ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2022, dhe verën e kaluar ishte afër transferimit në Kinë.

Qëndrimi edhe për një vit, do t’i hapte probleme të reja Real Madridin, pasi rrezikon të humb falas lojtarin që dikur e transferoi për 100 milionë euro.

Bale është transferuar te Real Madrid nga Tottehem në vitin 2013, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit atëkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat