Largimi nga Milan, Ibrahimovic tregon të vërtetën

Futboll

Largimi nga Milan, Ibrahimovic tregon të vërtetën

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:05
Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga skuadra e Milanit pas vetëm 6 muajsh qëndrimi.

Sulmuesi 38-vjeçar që erdhi në dhjetor në Itali, ka shënuar katër gola në 10 ndeshje te rosonerët.

E përfundimi i kontratës në fund të sezonit, thuhet se kanë shtyer ish yllin e Juventusit, Interit, Barcelonës, PSG-së dhe Manchester Unitedit, të mendojë për të ardhmen e tij.

Por Ibrahimovic këmbënguli se as ai vet nuk e di çfarë do të ndodhë, sepse është duke i menduar mundësitë.

“Ta shohim. Nuk e di se çfarë dua. Diçka e re ndodh çdo ditë. Kush do ta kishte parashikuar këtë koronavirusin? Ne duhet thjesht të përpiqemi të jetojmë dhe ta shijojmë jetën”, tha sulmuesi suedez për Svenska Dagbladet.

“Nuk brengosem shumë. Unë e kam një familje për të cilën duhet të kujdesem. Ata ndihem mirë, prandaj edhe unë ndihem ashtu”, shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat