Kishte arritur të evitonte shërbimin ushtarak 

Futboll

Kishte arritur të evitonte shërbimin ushtarak 

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:27
Son Heung-Min

Ylli i Tottenham, Son Heung-Min është i vendosur të përfundojë shërbimin katër javor në ushtri në Korenë e Jugut derisa futbolli është pezulluar shkaku i koronavirusit.

27 vjeçari kisthe arritur të evitonte shërbimin ushtarak të detyrueshëm prej 21 muajsh pasi udhëhoqi kombin e tij drejt medaljes së artë në Lojërat Aziaktike në vitin 2018.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, para moshës 28 vjeçare, duhen kryer 21 muaj shërbim ushtarak, përveç nëse fitoni një përjashtim.

Fitorja në Lojërat Aziatike i dha një përjashtim Son, por i duhet të përfundojë edhe një regjim të shkurtër prej katër javësh.

Son ka mbërritur në Seul me prindërit e tij të dielën, dhe tani do t’i kalojë 14 ditë në karantinë.

Pas kësaj, ai mund të fillojë katër javët e shërbimit ushtarak, duke e kryer këtë obligim para se të rikthehen kampionatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat