Sulmi i Ronaldinhos përbëhet nga Lionel Messi në të djathtë...

Futboll

Sulmi i Ronaldinhos përbëhet nga Lionel Messi në të djathtë...

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:53
Sulmi i Ronaldinhos përbëhet nga Lionel Messi në të djathtë...

Legjenda braziliane, Ronaldinho ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, duke formuar një formacion ëndrrash.

Ronaldinho ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të para disa ditësh. Kjo ditëlindje e ka gjetur atë në burg, akuzohet për falsifikim pasaporte.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të formojë formacionin e ëndrrave me lojtarët që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve.

Në portë, Ronaldinho ka zgjedhur italianin Gianluigi Buffon, ndërsa mbrojtja formohet nga: Cafu, Paolo Maldini, John Terry dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë, legjenda braziliane ka zgjedhur dyshen Clude Makelele dhe Frank Lampard, ndërsa para tyre bashkëkombësin Leite Kaka.

Sulmi i Ronaldinhos përbëhet nga Lionel Messi në të djathtë, Thierry Henry në ta majtë dhe fenomeni Ronaldo në qendër të sulmi.

Befasia e madhe e këtij formacioni është se Ronaldinho ka vendosur të lë jashtë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka të fituar pesë trofe të kësaj gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat