Po largohet, nuk po largohet

Futboll

Po largohet, nuk po largohet

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:22
Po largohet, nuk po largohet

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, për të firmosur me një ekip tjetër për sezonin tjetër.

Interesimet për shqiptarin nuk mungojnë, teksa janë disa ekipe që duan të marrin shërbimet e futbollistit. Për këtë arsye, te Napoli kohët e fundit kishin menduar t’i rinovonin kontratën mbrojtësit, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbin me parametra zero, duke ditur se kontrata e tij skadon në vitin 2021.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” tashmë një rinovim duket shumë larg dhe rreziku që Napoli ta humbasë me parametra zero shtohet më shumë.

Në këtë mënyrë Napoli do të humbiste shumë nëse Hysaj largohet me parametra zero, duke ditur që në merkatot e kaluara ka pasur shumë interesime për të dhe Napoli mund të kishte fituar shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat