Arben Zeqiri dhe shkolla e futbollit Koha

Futboll

Arben Zeqiri dhe shkolla e futbollit Koha

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:36
Shkolla e futbollit Koha

Ish mesfushori prej më të mirëve që ka pasur Gjilani dhe Kosova, Arben Zeqiri, me punën e tij ka arritur që të ketë një numër të madh në shkollën e futbollit “Koha” nga Gjilan! 

Synimi i tij është që të prodhojë sa më shumë futbollistë dhe të janë bazë e fortë jo vetëm për klubet nga Gjilani, Gjilani dhe Drita, por edhe ta furnizojë edhe tërë Kosovën. 

Zeqiri njihet si punëtor i madh, i cili merret është edhe analist i futbollit dhe mësimdhënës i Edukimit Fizik dhe Sportit në Gjimnazin ‘Zenel Hajdini’ në Gjilan, si dhe dy vite rresht kishte punuar si trajner fitnesi në Dubai Gardën Presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe.  

Image

Shkolla e futbollit Koha ka shumë talente, si Bekon Rexhepi, Mal e Lis Shabani, Eden Salihu, Deon Jetishi, Abrar Salihu, Nazim Mustafa, Uvejs Halili, Lum Kallaba, Eris Cuci, Diar Asani, Geon Krasniqi, Eron Zylfiu, Eltion Dubova, Blerti Ramadani, Kaon Demiri, Jon Salihu, Ari Maliqi, Noar Idrizi, Dior Jetishi, Hektor Korqa, Loris Maliqi dhe dy vellezerit Jon dhe Zgjim Maliqi, të gjithë janë të grupmoshës 7, 8 dhe 9-vjeçare etj.

Image

Njomakët që punojnë me përkushtim dhe që synojnë të ardhmen të jenë edhe shtyllë e ekipeve të ndryshme.

Image

Pastaj të moshës 10-11 vjeçare, si Leart Sadiku, Shuajb Gërbovci, Korab Kosumi, Rinas Hamdiu, Jon e Rron Sadiku, Bleart Mustafa, Diart Ymeri, Amar Toska, Olti Mushica, Elton Hyseni, Endri Bajrami, Fjord Rushiti, Leart Sadiku, Nadi Haziri, Nil Berisha etj. 

Image

Besojnë e shpresojnë se këta talentë do të jenë bartës kryesorë të ndonjë ekipit në të ardhmen. 

Image

Shkollë që është model se si punohet me të rinjtë. Ka ditë që nuk punohet dhe për shkak të një armikut të padukshëm, virusi korona.

Image

Arben Zeqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat