Virusi i shkoi në mushkëri

Futboll

Virusi i shkoi në mushkëri

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:56
Rustu Recber

Rustu Recber vijon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve, të cilët po e trajtojnë atë intensivisht për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, për shkak të infektimit me COVID-19. Së fundmi ka përmirësime të ish-portierit të kombëtares turke, të cilit tashmë po i largohen ethet.

Bashkëshortja e tij, Isil Recber, ka njoftuar së fundmi në lidhje me gjendjen e Rustu: “ Aktualisht Rustu është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe trajtimi vazhdon. Ethet e tij janë nën kontroll tani dhe ka zhvillime pozitive.

Sëmundja u zhvillua shumë papritur dhe virusi ka shkuar direkt në mushkëri. Mjekët ndërhynë direkt, pasi ai merrte frymë me vështirësi. Ende është nën kujdes intensiv dhe trajtimi vazhdon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat