Një nga gjërat më të çuditshme

Futboll

Një nga gjërat më të çuditshme

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:07
Një nga gjërat më të çuditshme

Një nga gjërat më të çuditshme ka ndodhur me ish-futbollistin e Paris Saint-Germain, Jesse Rodriguez.

Spanjolli pak kohë më parë është ndarë nga e dashura e tij Aurah Ruiz.

Kjo e fundit kishte vendosur që të merrte pjesë në formatin e ‘Big Brother’ në versionin spanjoll.  Por ajo u largua shumë shpejt pasi ishte më e votuara nga ‘publiku’ për t’u larguar.

Mediat rozë kanë zbuluar se ishte pikërisht ish i dashuri i saj, ai i cili e ka larguar Aurah nga ky shou.

Sipas mediave, Jesse Rodriguez ka shpenzuar 5 mijë euro në telefonata dhe thirrje vetëm e vetëm që ish e dashura e tij të largohet nga shtëpia e ‘Big Brother’.

Ndryshe, anësori u huazua këtë edicion te Sporting në Portugali nga kampioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat