Premierliga me ide unike për ndeshjet e mbetura: S’ka VAR, lejohen pesë zëvendësime

Futboll

Premierliga me ide unike për ndeshjet e mbetura: S’ka VAR, lejohen pesë zëvendësime

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:13
Ilustrim

Premierliga është duke diskutuar çdo mundësi për ta përfunduar edicionin 2019/20.

Ashtu si në shumicën e botës, edhe kampionati anglez është prekur nga pandemia koronavirus – çka ka detyruar që të ndalen të gjitha aktivitetet sportive në Mbretërinë e Bashkuar.

Por FA është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë sezon.

Sipas medieve atje, raportohet se nesër edhe zyrtarisht do të mësohen vendimet e Premierligës për vazhdimin e edicionit.

Siç raportohet, ndeshjet e mbetura do të nisin në qershor dhe të përfundojnë në korrik.

Ndeshje do të ketë çdo 3 ditë. VAR nuk do ketë. Në vend të 3 do jenë 5 zëvendësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat