Ademi i tronditur, shpreh pikëllimin për Trimorin, që ndërroi jetë sot

Futboll

Ademi i tronditur, shpreh pikëllimin për Trimorin, që ndërroi jetë sot

Nga: K. G. Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:45
Ademi i tronditur, shpreh pikëllimin për Trimorin, që ndërroi jetë sot

Ish futbollisti i Lepencit nga Kaçaniku, Trimor Shurdhani, sot ka ndërruar jetë, duke shokuar gjithë opinionin jo vetëm sportiv. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i tronditur nga lajmi, shpreh pikëllimin për Trimorin, që ndërroi jetë sot

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Trimor Shurdhani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Trimori si ish-futbollist i KF “Lepenci” la gjurmë në futbollin kaçanikas dhe më gjerë, duke qenë gjithmonë i përkushtuar dhe një profesionist i vërtetë i sportit. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shkruan Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat