Juve, Chelsea dhe PSG në garë për Achraf

Futboll

Juve, Chelsea dhe PSG në garë për Achraf

Më: 2 prill 2020 Në ora: 22:49
Achraf Hakimi

Juventus, Chelsea dhe Paris Saint Germain do të kenë një garë të madhe në merkato.

Tri skuadrat e mëdha evropiane janë duke shfaqur interesim për lojtarin që aktualisht luan me Dortmund, Achraf Hakimi.

‘AS’ shkruan se Real Madrid do të kenë konkurrencë për të rifituar shërbimet e mbrojtësit Hakimi.

Anëtari i kombëtares së Morokut ka impresionuar gjatë huazimit të tij te Dortmund, duke bindur edhe Real Madridin se ka një të ardhme në ‘Santiago Bernabeu’.

Por, ‘Los Blancos’ do ta kenë të vështirë që të kthejnë lojtarin, pasi do të kenë konkurrencë të madhe gjatë verës.

Chelsea, Juventus dhe Paris Saint Germain do të jenë skuadrat që do të interesohen për kartonin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat