Duke parë braktisjen që shteti i ka bërë futbollit shqiptar...

Futboll

Duke parë braktisjen që shteti i ka bërë futbollit shqiptar...

Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:54
Duke parë braktisjen që shteti i ka bërë futbollit shqiptar...

Duke parë braktisjen që shteti i ka bërë futbollit shqiptar, si rrallëherë është përmendur se klubet e bashkisë kishin favorizim dhe ishin më mirë se të tjerat, pasi fondet e tyre do të vazhdojnë të përfitohen po njësoj si më parë. Por nga ana tjetër kemi rastin e Vllaznisë që tregon komplet të kundërtën, pasi buxheti nuk po miratohet prej kohësh.

Madje edhe në një mbledhje të fundit që është bërë online nga këshilli bashkiak i Shkodrës, vetëm hallet e klubit nuk janë përmendur. Për këtë arsye, është Alban Hasani që i ka shkundur me një reagim të drejtë që ka bërë së fundmi në “Facebook”, duke kujtuar që nga punëtorët e fushës që janë hallexhinjë dhe paguhen pak lekë, por ato i kanë jetike dhe sot vuajnë edhe për bukën e gojës, shkruan /Sport Ekspres nga Tirana.

Reagimi i plotë

Situata e krijuar nga koronavirusi po sjell shumë vështirësi edhe për sportin e futbollit në përgjithësi. Klubi Vllaznia është një nga ata që tashmë ndodhet në një vështirësi për shkak se ende nuk janë miratuar pagat për sportistët, administratën, akademinë dhe aq më tepër punonjësit e stadiumit dhe fushës sportive “Reshit Rusi”. Këshilli Bashkiak i Shkodrës zhvilloi një mbledhje online por në rendin e ditës nuk ishte askund miratimi i pagave për klubin Vllaznia.

Kjo është absurde sepse janë një numër i lartë personash të cilët tashmë si shumë të tjerë kanë mbetur pa të ardhura dhe kjo po krijon probleme shumë të mëdha. Sportistët nuk kanë të ardhura të tjera për të mbajtur familjet e tyre dhe për ta ky është një problem.

Kërkoj që Këshilli Bashkiak i Shkodrës të mblidhet sa më parë edhe një herë tjetër online dhe me urgjencë të kalojë pagat e klubit Vllaznia sepse është emergjente. Futbolli nuk mund të braktiset në këtë mënyrë. Është e pafalshme për këdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat