Barcelona ia bën të qartë lojtarit

Futboll

Barcelona ia bën të qartë lojtarit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:11
Barcelona ia bën të qartë lojtarit

Barcelona ia bën të qartë lojtarit se nuk e kanë në plane, zbulohet shuma që kërkojnë katalanasit

Ivan Rakitiç ka një kontratë deri në vitin 2021, por duket se aventura e tij me Barcelonën do të marrë fund në verë.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, katalanasit ia kanë bërë të qartë futbollistit se nuk është në planet e klubit dhe të largohet.

Barcelona kërkon të paktën 20 milionë euro për mesfushorin kroat dhe nuk do të pranonte ofertë poshtë kësaj shume.

Tashmë lojtari ka filluar të studiojë interesimet në drejtim të tij, për të zgjedhur më pas skuadrën se ku dëshiron të vazhdojë karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat