Ky është favoriti për Topin e Artë për këtë vit

Futboll

Ky është favoriti për Topin e Artë për këtë vit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:37
Ky është favoriti për Topin e Artë për këtë vit

Topi i Artë do të jetë në mesin e shumë gjërave që koronavirusi ka afektuar në futboll.

Në çmimin i cili jepet nga France Football në çdo dhjetor, votojnë rreth 193 gazetarë nga e gjithë bota.

Këtë vit, me kampionatet e pezulluara, me Ligën e Kampionëve dhe të Evropës të shtyrë, me Kampionatin Evropian dhe Kupën e Amerikës gjithashtu, do të jetë një sfidë e madhe për të vendosur se kujt do t’i takojë ky trofe.

Nëse France Football vendos ta dhurojë edhe këtë vit këtë çmim, do të duhen të merren përbuzë paraqitjet e muajve janar dhe shkurt.

Sipas Marca, lojtari favorit për ta fituar do të ishte Ciro Immobile i Lazios, që është golashënuesi më i mirë në Evropë.

Lionel Messi është lojtari që ka fituar më së shumti këtë çmim, plotë gjashtë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat