Te Skënderbeu bëhen nostalgjikë

Futboll

Te Skënderbeu bëhen nostalgjikë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:40
Te Skënderbeu bëhen nostalgjikë

Koronavirusi ka izoluar në shtëpitë e tyre shumë njerëz, teksa përjashtim këtu nuk bëjnë as futbollistët, kjo edhe për shkak të pezullimit të futbollit.

Ky izolim i ka bërë edhe nostalgjikë te Skënderbeu, që së fundmi kanë menduar t’iu sjellin tifozëve në mendje një moment historik.

Klubi korçar ka postuar në faqen zyrtare golin e Bledi Shkëmbit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e zhvilluar me Dinamo Zagrebin në “play-off” të Ligës së Kampionëve, ku asokohe korçarët u eliminuan dhe vazhduan në Europa Ligë.

Një gol historik ky për Skënderbeun, teksa çoi peshë zemrat e të gjithë tifozëve dhe u mendua një kualifikim për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por nuk ia dolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat