E do Reali

Futboll

E do Reali

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:41
Mbappe

“Los Blancos” po shpresojnë ta bindin Paris Saint-Germainin për sulmuesin e rrezikshëm francez

Kylian Mbappe mbetet në krye të dëshirave të Real Madridit.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se sulmuesi francez i Paris Saint-Germainit është prioritet i “Los Blancos” për verën që vjen.

Përfaqësuesi francez i ka refuzuar dy ofertat e para të PSG-së për kontratën e re.

Për momentin, bisedimet në mes të palëve janë ndalur.

Ndërkohë, Reali ka kërkuar informata nga kampioni francez rreth çmimit të Mbappes. Kampioni i botës me Francën do ta pëlqente një transferim në “Santiago Bernabeu”.

Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022.

Nëse jo gjatë verës që vjen, Mbretërit do të tentojnë ta transferojnë ish-futbollistin e Monacos në Madrid në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat