Aventura zikaltër e Sensit

Futboll

Aventura zikaltër e Sensit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:20
Aventura zikaltër e Sensit

Kohët e fundit është folur shumë në mediat italiane, mbi dyshimet e Interit për blerjen ose jo të mesfushorit Stefano Sensi, i cili është huazuar nga Sassuolo dhe zikaltrit duhet të vendosin këtë verë nëse do ta mbajnë duke paguar 25 milionë euro.

Aventura zikaltër e Sensit nisi në mënyrë perfekte, por prej nëntorit e në vazhdim, e kanë shoqëruar dëmtime të njëpasnjëshme, që nuk e kanë lejuar të shprehet mirë, duke qëndruar më tepër në tribunë e në stol, sesa në fushë.

Megjithatë vetë mesfushori italian, ka deklaruar se Interi është shtëpia e tij dhe se është i sigurt që do të vazhdojë të luajë për një kohë të gjatë me fanellën e zikaltërve mbi shpinë.

“Interi është shtëpia ime dhe jam i bindur që do të qëndroj gjatë këtu. Me Conten kam një marrëdhënie të shkëlqyer, sepse ai është një njeri i drejtpërdrejtë, gjë që e vlerësoj shumë. Këto kohë nuk më ka ecur shumë me dëmtimet, por besoj se i kam lënë pas telashet dhe jam gati të ndihmoj ekipin”, deklaroi Sensi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat