Gazeta e njohur italiane, çuditë për sfidën Maqedoni-Kosovë! Kjo po ndodhë...

Futboll

Gazeta e njohur italiane, çuditë për sfidën Maqedoni-Kosovë! Kjo po ndodhë...

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:21
Gazeta e njohur italiane, çuditë për sfidën Maqedoni-Kosovë

Gazeta e njohur italiane, çuditë për sfidën Maqedoni-Kosovë.

E përditshmja italiane “Gazeta Dello Sport” ka zbuluar planin e fundit mes UEFA-s dhe FIFA-s, sipas të cilës janë përcaktuar datat e garave në 2 vitet e ardhshme. 

Sipas këtij plani, në muajin shtator do të nis sezoni i ri në Ligën e Kombeve dhe në një muaj do të zhvillohen nga 3 ndeshje dhe kjo garë të mbyllet në tetor të vitit 2020.

Me këtë hap, do të lirohej termini në muajin tetor, kur planifikohen garat e plej offit për EURO 2020, mes të cilave edhe përballja mes Maqedonisë dhe Kosovës. Hedhja e shortit për Botërorin në Katar 2022, do të zhvillohet më 29 nëntor në Zurich, ndërsa në mars të vitit 2021, kombëtaret do të zhvillojnë nga 3 ndeshje eliminatore të ciklit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat