Milan është i gatshëm ta shesë portierin

Futboll

Milan është i gatshëm ta shesë portierin

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:18
Milan është i gatshëm ta shesë portierin

Milan është i gatshëm ta shesë portierin, Gianluigi Donnarumma në verë.

Donnarumma që një kohë është duke u kërkuar nga Chelsea dhe Real Madrid, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

Për këtë interesim janë në dijeni “Rosonerët”, të cilët kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin ideal për italianin.

Sipas mediave italiane, portieri i Napolit, Alex Meret i prinë listës.

Por, nëse dështon ky transferim, atëherë Milan mund të lidhet me portierin e Udinese, Juan Musso ose të Sporting Lisbon, Luis Maximiano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat