Totti lutet për keq

Futboll

Totti lutet për keq

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:25
Francesco Totti

Disa gjëra në jetë nuk mund të ndryshojnë, pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve. Kështu, ndodh edhe me Francesco Tottin, legjendën e Romës. Ish-kapiteni i romakëve nuk mund të mbështesë në asnjë mënyrë rivalët e Lazios, edhe pse këta të fundit kanë fituar simpatinë e një pjesë të madhe të Italisë falë lojës dhe rezultateve të këtij sezoni duke i shpallur luftë Juventusit në garën për titullin kampion.

Në një prononcim të fundit, Totti shprehet se shpreson që Lazio të pësojë një “black out” sapo të rinisë kampionati, ndërsa për trajnerin e bardhekaltërve Inzaghi, thekson se ka një marrëdhënie të shkëlqyer por do t’i pëlqente që të trajnonte një tjetër skuadër.

“Me Simone Inzaghin kam një marrëdhënie të mrekullueshme. Ai një trajner i shkëlqyer? Do të isha më i lumtur nëse ai do të trajnonte një tjetër skuadër. Ai është një nga më të mirët në Serie A. Sa për Lazion, si tifoz i Romës shpresoj që ata të ndalen sa më shpejt. Shpresoj që aty do të ketë një ‘black out” kur të fillojë kampionati “, u shpreh Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat