Beqiri apo dita e mjeshtrit të futbollit!

Futboll

Beqiri apo dita e mjeshtrit të futbollit!

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:50
Beqiri apo dita e mjeshtrit të futbollit!

Në ditën e sotme të vitit 1975 ka lindur legjenda e klubit të futbollit Slloga Jugomagnat nga Shkupi, futbollisti i madh, Argjend Beqiri, i cili është nga Gostivari, shkruan gazetari sportiv Reshat Ibrahimi.

Ai e ka nisur karrierën në Teteks të Tetovës, ku ka luajtur për tre sezone (1991-1994). Pas Teteksit u transferua te skuadra e Slloga Jugomagnat (FC Shkupi i sotëm) për të cilët luajti për tre sezone (1994-1997).

Dy vite (1997-1999) luajti me shumë sukses në Antwerpen të Belgjikës, kurse më pas u rikthye te Shkëndija e Tetovës.
Po në vitin 1999, majtaku Beqiri sërish u kthye te Slloga JM, duke luajtur për pesë sezone (1999-2004) dhe pikërisht me “pëllumbat” nga Çairi arriti kulmin e karrierës, duke fituar tre tituj kampioni të Maqedonisë. Për Slloga JM ka zhvilluar rreth 130 ndeshje, ndërsa ka shënuar 70 gola.

Image

Më pas karriera e të madhit Argjend Beqiri vijoi sërish jashtë vendit te Aarau në Zvicër (2004-2006), pastaj edhe njëherë rikthehet në kampionatin tonë, kësaj radhe te Renova për dy sezone (2006-2008, 24 ndeshje, 5 gola) dhe pas Renovës ndërroi ambient duke shkuar te klubi tjetër nga Tetova, Shkëndija (9 ndeshje, 6 gola).

Kur ishte në formën më të mirë, Argjend Beqiri për dy vite (1999-2001) ishte pjesë edhe e përfaqësuesës së Maqedonisë në futboll për të cilët ka 17 paraqitje.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Beqiri ka punuar edhe si trajner te skuadra e vendlindjes, KF Gostivari (2015-2016) dhe Ferizaji në Kosovë në vitin 2017.

Aktualishtë jeton në Gostivar, ndërsa është anëtar në Këshillin Drejtues të Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat