Griezmann vendos për të ardhmen, qëndron në “Camp Nou”

Futboll

Griezmann vendos për të ardhmen, qëndron në “Camp Nou”

Më: 3 prill 2020 Në ora: 19:25
Antoine Griezmann

Ka qenë tejet i përfolur ditëve të fundit nga shumica e mediave ndërkombëtare të sportit.

Kjo për faktin se Barcelona me gjasë synon që ta vendos atë në paketën e ofertës që do ta dërgojë drejt PSG’së për yllin brazilian, Neymar.

Por, sipas të përditshmes franceze, “RMC Sport”, Antoine Griezmann ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Francezi do të qëndrojë në “Camp Nou”. Gjithnjë sipas portalit nga vendlindja e kampionit aktual botëror.

Kujtojmë se ai zbarkoi në Kataloni vetëm vitin e kaluar, kur për 120 milionë euro la Atletico Madridin e Diego Simeones, teksa u përmend shpeshherë për raporte të acaruara me Leo Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat