Interi ia vendos çmimin Skriniarit, mbetet të shihet përgjigja e Barcelonës e Manchester Cityt

Futboll

Interi ia vendos çmimin Skriniarit, mbetet të shihet përgjigja e Barcelonës e Manchester Cityt

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:06
Milan Skriniar

Interi duket se nuk do ta llogaris të pashitshëm fantazistin sllovak.

Milan Skriniar ka shkëlqyer me Interin që nga fillimi, teksa këto paraqitje të mira kanë rënë në sy të klubeve elitare evropiane.

Sipas “Tuttosport” zikaltërit kërkojnë hiç më pak se 80 milionë euro, kjo duke parë edhe krizën që pritet të krijohet pas pandemisë Covid 19.

Një largim i tij do t’i mbushte edhe më arkat e klubit, që do t’u siguronte atyre stabilitet financiar për të ardhmen.

Barcelona, Manchester United, Manchester City e Real Madridit kanë qenë skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e 25 vjeçarit, andaj mbetet të shihet përgjigja e tyre pas hapjes së kartave nga kampioni i 18-fishtë italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat