Barcelona e ka ndarë mendjen, Coutinho largohet

Futboll

Barcelona e ka ndarë mendjen, Coutinho largohet

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:36
Coutinho

Dy sezone i huazuar te Bayerni, por duket se do të kthehet në “Camp Nou”.

Por, kujtojmë, në “Camp Nou” kthehet sa për t’i marrë plaçkat dhe për t’u larguar përfundimisht nga aty.

Nuk arriti asesi të tregojë kapacitetet e tij sa ishte në Barcelonë, andaj edhe katalunasit po synojnë shitjen e tij. Tashmë edhe ia kanë vënë çmimin prej 80 milionë euro.

Gjithsesi, ai mund të përdoret si pjesë e ofertës që Barcelona ta transferojë argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez, me të cilin tashmë ka akord personal.

Mediat italiane gjithashtu kanë konfirmuar se mund të ketë një rikthim të tij në të ardhmen e afërt në Meazza, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat