Berbatov: Nëse United transferon Kane ose Sancho, ata nuk do të kenë nevojë për Ighalo

Futboll

Berbatov: Nëse United transferon Kane ose Sancho, ata nuk do të kenë nevojë për Ighalo

Më: 3 prill 2020 Në ora: 22:12

Ikona bullgare e futbollit, Berbatov, beson se Manchester United do të jetë një skuadër aktive në merkato, madje përmend disa emra për të cilët ish skuadra e tij mund të luftojë.

Harry Kane dhe Jadon Sancho janë emrat kryesorë për ‘Djajtë e Kuq’, dhe nëse me njërin nga ta arrihet marrëveshja, atëherë nuk do të ketë nevojë për Odion Ighalo.

“Sancho dhe Kane janë dy emra me të cilët lidhet skuadra për momentin, kështu që duhet kalkuluar se çfarë drejtimi skuadra dëshiron të marrë”, ka thënë Berbatov.

“A duan ata një sulmues të ri? Nëse po, atëherë e çuditshme ta mbajnë Ighalo”, shtoi bullgari.

Berbatov kalonte vitet më të mira të karrierës me skuadrën e Manchester United, nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat