Kërkohet nga Barça dhe klubet e Premier League, Inter vendos çmimin për Skriniar!

Futboll

Kërkohet nga Barça dhe klubet e Premier League, Inter vendos çmimin për Skriniar!

Më: 4 prill 2020 Në ora: 06:37
Milan Skriniar

Milan Skriniar është padyshim një ndër liderët kryesorë tek Interi, me sllovakun që gjithashtu është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët zikaltër.

Paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtësit, kanë bërë që shumë klube të interesohen për të. Barcelona, por edhe Manchester City e United nga Premier League duan ta kenë në ekip 25-vjeçarin.

Për Interin duket se Skriniar nuk është i pashitshëm, madje e ka edhe një çmim. “Tuttsport” zbulon se drejtuesit zikaltër kërkojnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë Skriniar. Tashmë, është në dorën e Barçës, Cityt apo United, nëse do të ofrojnë shumën që kërkon klubi nga “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat