Barcelona ofron 3 lojtarë dhe 120 milionë euro për Neymarin, PSG ka këtë kërkesë

Futboll

Barcelona ofron 3 lojtarë dhe 120 milionë euro për Neymarin, PSG ka këtë kërkesë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:34
Neymar

Barcelona vazhdon të ëndërrojë rikthimin e Neymar në “Camp Nou” Edhe pse u largua me shumë zhurmë dhe polemika, katalunasit vazhdojnë ta duan yllin brazilian të PSG-së dhe tashmë po bëjnë [mos për ta rikthyer atë në fanellën e Barcelona-s.

Një lajm i bujshëm është bërë me dije ditën e sotme nga “Mundo Deportivo”, që raporton se Barcelona ka bërë një ofertë për Neymar verën e shkuar.

Oferta ishte në kufijtë e çmendurisë, pasi katalanasit kanë ofruar plot 120 milionë euro, plus Rakitic e Todibo, si dhe Dembele në huazim. PSG e refuzoi këtë ofertë dhe i propozoi diçka tjetër Barçës. Francezët kërkuan 150 milionë euro dhe Dembele mos të ishte në huazim, por kartoni i tij të ishte pjesë e transferimit të Neymar.

Klubi blaugrana nuk e pranoi diçka të tillë verën e kaluar pasi mori Griezmann, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta bëjë sivjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat