Chelsea ofron 23 milionë euro për mbrojtësin shqiptar

Futboll

Chelsea ofron 23 milionë euro për mbrojtësin shqiptar

Më: 4 prill 2020 Në ora: 12:04
Marash Kumbulla

Interi ofron 22 milionë euro Veronës për të blerë mbrojtësin  shqiptar Marash Kumbulla.

Sipas “La’Arena” kjo është oferta e re e zikaltërve të cilët duan me çdo kusht 20-vjeçarin që luan për Shqipërinë. Nga ana tjetër, mediat britanike, raportojnë se Chelsea, një tjetër kandidat për të marrë shërbimet e Kumbullës planifikojnë të ofrojnë 23 milionë euro për të.

Shumë klube të njohura të futbollit si Juventus, Valencia, Borussia Dortmund, Chelsea etj., po ndjekin prej kohësh paraqitjet e futbollistit shqiptar në Itali, duke u konsideruar njëri prej talenteve më premtues të Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat