Luciano Spalletti trajner i Milanit?

Futboll

Luciano Spalletti trajner i Milanit?

Më: 4 prill 2020 Në ora: 12:38
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti është duke u bërë emri favorit për të marrë drejtimin e Milanit në fund të sezonit.

Kuqezinjtë janë përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e Stefano Piolit,  i cili zëvendësoi Marco Giampaolon, por klubi tashmë ka vendosur të shikojë nga e ardhmja.

Burime të shumta në Gjermani dhe Itali thonë se Ralf Rangnick ishte zgjedhja e parë e Milanit, sa drejtor sportiv ishte Zvonimir Boban, por me largimin e këtij të fundit, një marrëveshje e tillë tani duket larg.

Sipas Corriere dello Sport, emri i radhës i kërkuar nga Milan, është Luciano Spalletti, përcjell lajmi.net.

Për Spallettin, marrja e drejtimit të Milanit, do të ishte një rikthim në ‘San Siro’, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat