Simone Inzaghi vëzhgohet nga skuadrat e mëdha, Lotito bën gati rinovimin

Futboll

Simone Inzaghi vëzhgohet nga skuadrat e mëdha, Lotito bën gati rinovimin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 12:59
Simone Inzaghi

Padyshim se është njëri prej më të mirëve në rolin e tij.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi po shkëlqen në pankinën e Lazios, ku para se të mbyllej kampionati para koronavirusit, qëndron vetëm një pikë prapa Juventusit.

Madje, deri në fund do të luftojë që t’ua sjellë biancoçelestëve trofeun që u mungon tash e dy dekada.

Image

Vëllau i Filipos, Simone dje kompletoi vitin e katërt në pankinën romake, ndërsa ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane, si PSG e Barcelona.

Por, Claudio Lotito duket se nuk do ta lëshojë aq lehtë. Ai ka aranzhuar një takim me teknikun për në muajin Prill, ku do të diskutohet për rinovim të kontratës me rritje të ndjeshme të pagës, prej afro 3 milionë eurosh në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat