Lajm i hidhur nga Llapi

Futboll

Lajm i hidhur nga Llapi

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:07
Lajm i hidhur nga Llapi

Klubi I futbollit Llapi nga Podujeva konfirmon lajmin e hidhur. 
“Telegram ngushëllimi për familjen Azemi. Ne stafi i KF "Llapi" jemi thellë të mërzitur me ndarjen nga jeta të babait, vëllaut, më të dashurit tuaj si dhe ish-punëtorit shumë vjeçar të KF Llapit, Fazli Azemi.

Në emër të KF Llapit dhe të stafit punues shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Azemi. Bashkëndjejmë dhimbjen së bashku me ju në këto momente të vështira të ndarjes nga jeta të Fazliut.

Duke e ditur se kemi një përgjegjësi të madhe në të cilën udhëheqim klubin e qytetit, ku pothuajse nga 90% e qytetarëve të Podujevës ndajnë së bashku me ne dhe skuadrën momentet më të mira të futbollit, e kemi për obligim të jemi pranë familjeve llapjane në momentet kur ata kanë nevojë, njësoj sikurse rasti i familjes Azemi, dhimbja e ndarjes nga jeta e më të dashurit të tyre është shumë e madhe!

Duke e parë respektin që kemi për të gjithë qytetarët e mi të Podujevës dhe respektin që kanë ata për ne dhe skuadrën pasi jemi klubi më i organizuar në Kosovë duke funksionuar me shumë profesionalizëm edhe në Akademinë e futbollit, pasi i ndjeri Fazliu ka punuar edhe me shumicën nga stafi i trajnerëve të Akademisë për shumë vite, ndjejmë obligim që dhe në emër të të gjithë Akademisë, futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve, të gjithë qytetarëve dhe Ultras Legjendave shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Azemi.

Kryesia e KF Llapit është e gatshme në çfarëdo ndihmese që ka nevojë qyteti i Podujevës dhe qytetarët e saj, andaj ne do të jemi afër tyre në çdo moment.

Lutemi që shpirti i pastër dhe i sinqertë i Fazliut të prehet në paqe!”, njofton kryesia e K.F. "Llapi”, shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat