UEFA vendos limit

Futboll

UEFA vendos limit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:17
UEFA vendos limit

Në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe shumë vende të tjera të Europës, ligat e futbollit po diskutojnë për datat se kur mund të rinisin kampionatet.

Hipotezat janë disa me qeverinë e futbollit europian që u ka dhënë prioritet kampionateve kombëtare ndërsa më pas do të luhen Kupat e Europës, megjithatë edhe ato e kanë një limit.

Sipas mediave italiane, UEFA ka vendosur datën 3 gusht si limitin përfundimtar për të mbyllur kampionatet por edhe edicionin 2019-2020 të Champions League dhe Europa League , pasi nëse ky limit shtyhet edhe përtej kësaj date vihet në rrezik starti i sezonit të ri futbollistik 2020-2021.

Skuadrat pjesëmarrëse që do të marin pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës duhet të jenë përcaktuar përpara datës 3 gusht. Ndërkohë FIFA ka ndezur dritën jeshile për huazimet e futbollistëve që skadojnë në datën 30 qershor të shtyhen përtej kësaj date.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat