Vendos për të ardhmen!

Futboll

Vendos për të ardhmen!

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:29
Vendos për të ardhmen!

Achraf Hakimi është një emër shumë i përfolur kohët e fundit te Real Madrid. Marokeni, kartoni i të cilit zotërohet pikërisht nga “Los Blancos”, ka shkëlqyer këtë sezon me Borussia Dortmund, ku është i huauzar.

E ardhmja e anësorit ka qenë në pikëpyetje, pasi kontrata aktuale me Realin i skadon në fund të sezonit dhe nëse nuk rinovon, Hakimi mund të jetë lojtar i lirë dhe mund të firmosë përfundimisht me Dortmund.

Të paktën ky ishte skenari që kishin shpresuar në Gjermani, por duket se diçka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

ajmin e zbulon “Marca” që shkruan se Hakimi ka gjetur marrëveshjen dhe do të rinovojë me Realin deri në vitin 2023. Kështu, e ardhmja e marokenit është Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat