Miliona euro

Futboll

Miliona euro

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:42
Miliona Euro

Pak ditë më parë është bërë e ditur se lojtarët e Manchester United kanë pranuar që t’i ulin pagat e tyre shkaku i krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi.

Djajtë e Kuq i janë bashkuar një numri të madh të klubeve evropiane që kanë kërkuar nga lojtarët e tyre që të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre.

Ata kanë pranuar që të heqin dorë për 30 për qind nga paga t e tyre, ndërsa më pas kanë marrë një vendin edhe më bujar. Lojtarët e klubit anglez kanë vendosur që bashkërisht të ofrojnë rreth katër milionë euro për spitalet e në Angli në luftim të pandemisë botërore.

Liga Premier është shtyrë sërish shkaku i virusit dhe nuk do të fillojë as në fillim të muajit maj, në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë.

Madje, një klub ende i pazbuluar ka konfirmuar që pjesa e mbetur e sezonit të luhet nga Kinë, mirëpo është përjashtuar menjëherë si ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat