Miliarderët arabë drejt blerjes së klubit anglez

Futboll

Miliarderët arabë drejt blerjes së klubit anglez

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:56
Miliarderët arabë drejt blerjes së klubit anglez

Një tjetër klub i Premier Ligës mund të përfundojë në duart e arabëve. Bëhet fjalë për bardhezinjtë e Newcatlles. Presidenti Michael Eschli, ka kohë që po negocion shitjen e skuadrës te një kompani arabe, që kryesohet nga Momahed Bin Salman.

Mediat italiane dhe britanike raportojnë se kjo marrëveshje, me shumë gjasa do të mbyllet me sukses, teksa hapi i parë i arabëve do të jenë ndryshimet në stol, me Masimiliano Allegrin që do të ulej në vend të Stive Brus.

Një skenar i bujshëm ky që po qarkullon së fundmi me Allegrin, i cili aktualisht është i papunë, që pas largimit nga Juventus, në vitin 2019.

Tjetër lajm interesant rreth kësaj situate, është se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi pritet të jetë përforcimi i parë i Newcastlle, në momentin që klubi do të kalojë në pronësinë e arabëve, të cilët do të synojnë ta ngjisin klubin në nivele të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat