Prishtina 01 paralajmëron

Futboll

Prishtina 01 paralajmëron

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:06
Prishtina 01 paralajmëron

Prishtina 01 paralajmëron që rikthimi i garave në futsallin kosovar, do t’i gjejë bardhekaltërit me trofeun e titullit të kampionit në duar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Prishtina 01 iu bën thirrje të gjithëve për qëndrim në shtëpi.

“Populli ynë dhe mbarë bota po kalon një periudhë të vështirë izolimi për shkak të pandemisë coronavirus.

Kur ka mbetur edhe pak kohë të triumfojmë të gjithë së bashku, FC Prishtina 01 shpreson që të gjithë të jeni mirë në familjet tuaja.

Për tua kujtuar se çfarë na pret në të ardhmen, po e postojmë këtë foto të kapitenëve tanë Korab Muharremi dhe Oso Gjinovci duke e pranuar trofeun e Kupës së Kosovës nga kryetari Agim Ademi.

Presim të kalojë ky virus sa më shpejt dhe t’iu kthehemi garave dhe normalitetit.

Të bashkuar dhe duke i respektuar rregullat do ti’a dalim”, shkroi klubi prishtinas, i cili fitoi sivjet Kupën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat