E rëndë, Svarqa përmend një detaj të ish futbollistit të Kosovës, që vdiq sot nga virusi korona!

Futboll

E rëndë, Svarqa përmend një detaj të ish futbollistit të Kosovës, që vdiq sot nga virusi korona!

Nga: K. G. Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:11
E rëndë, Svarqa përmend një detaj të ish futbollistit të Kosovës, që vdiq sot nga virusi korona!

Sot në mëngjes, Kosova u trondit nga një lajm, ndërron jetë Naser Ramadani, ish futbollist. Ish kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Ferizaj, kujton edhe një detaj për të ndjerin që ndërroi jetë, për shkak të virusit korona.  

“Sot në Londër pas përballjes me virusin Covid- 19, qenka ndarë nga jeta ferizajasi Naser Ramadani, njeriu që rrezatonte një pozitivitet të jashtëzakonshëm dhe krejtësisht të veçantë. Ai ishte i urtë, i qeshur e i dashur për të gjithë.

Naseri do të mbahet mend edhe si futbollistë aktiv e me talent të rrallë, bashkë edhe me vellaun e tij të ndjerë Gurselin, të cilët lanë gjurmë të

pashlyeshme në këtë sport.
Dega e LDK së në Ferizaj ngushëllon në këtë mënyrë familjen, miqtë e shokët, tërë komunitetin sportiv ferizajas dhe të gjithë ata që ndjejnë dhembje për humbjen e tij”, ka shkruar Svarqa në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat