Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Azemit 

Futboll

Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Azemit 

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:27
Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Azemit 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i pikëlluar me vdekjen e Fazli Azemit, punëtor sportiv i KF Llapit!

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli Azemit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi ishte i madh. Ai gjatë tërë kohës sa shërbeu në futboll u dallua si punëtor i madh sportiv dhe me virtyte të larta. Ishte mik i jashtëzakonshëm dhe gëzonte respekt të madh si nga futbollistët, ashtu edhe nga opinioni i gjerë futbolldashës llapjanë e më gjerë.

Prandaj, në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shkruan Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat