Brazili pret për Neymarin

Futboll

Brazili pret për Neymarin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:30
Brazili pret për Neymarin

Saktësimi i Këshillit Olimpik Ndërkombëtar dhe FIFA-s ku saktëesohet që në turneun e futbollit “Tokio 2020” do të pranohen edhe futbollistët e lindur në vitin 1997, që teorikisht me shtyrjen e lojërave për vitin 2021 nuk do të kishin marrë pjesë, ka bërë që Fernando Batista, trjaneri i Argjentinës, të lëshojë një frymëmarrje çlirimi.

Në fakt, tani përzgjedhësi i “Seleccion” do mund të mbështetet edhe tek ylli interist Lautaro Martinez, i lindur më 22 gusht të 1997-ës, pra sërish i grumbullueshëm.

Batista, i cili në Japoni do të shkojë për medaljen e arit, është i sigurt se do mund të bindë Interin që të lirojë sulmuesin (për Olimpiadat klubet nuk e kanë të detyrueshme të lirojnë futbollistët).

Gjithçka në pritje për të mësuar nëse në “Tokio 2020” do mund të thërriten edhe tre jashtë kuote: më shumë se Argjentinës, ky diskutim i intereson Brazilit për Nejmarin dhe Egjiptit për Mohamed Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat