Reagon menaxheri i lojtarit

Futboll

Reagon menaxheri i lojtarit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:56
Reagon menaxheri i lojtarit

Menaxheri i futbollistit të Real Madridit Ashraf Hakimi refuzoi lajmet se klubbi spanjoll ka rinovuar dhe për një sezon me mbrojtësin maroken, i cili aktivizohet te Borusia Dortmundi në formë huazimi.

Alehandro Kamano tregon se rinovimi i kontratës nuk asnjë bazë për t’u besuar teksa klienti i tij ka kontratë deri në vitin 2022 me “Los Blancos”.

Hakimi është kthyer në njërin prej mbrojtësve të krahut më të kërkuar në Europë. PSG-ja, Çelsi dhe Juventus janë deklaruar si kandidatë për të marrë 22-vjeçarin.

Reali është i vendosur ta kthejë nga huazimi lojtarin në Spanjë sezonin e ardhshëm, por duke parë se në formacionin bazë në krahun  e djathtë është mbrojtësi Dani Karvahal dhe Hakimi mund të përfundojë si zëvendësues i tij, ndoshta lojtari mund të vendosë të vazhdojë karrierën larg Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat