Shqetësohen për shqiptarin

Futboll

Shqetësohen për shqiptarin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:10
Shqetësohen për shqiptarin

Evertoni i Ançelotit është një nga ekipet që kërkojnë shërbimet mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla. Ky fundit ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Serie A, ku mban veshur fanellën e Veronës.

Futbollisti 20-vjeçar i ka të gjitha cilësitë për të qenë një objektiv kryesor në merkaton e klubeve më të njohura dhe këtë e ka treguar qartë në fushën e lojës. Por sipas “Liverpool Echo”, Evertoni duket se po humbet shumë terren me mbrojtësin kuqezi.

Në skenë tashmë ka dalë edhe emri i Milanit, ekip për të cilin disa kohë më parë Kumbulla do të shprehej se është një ëndërr të veshën fanellën e tyre, ndërsa nuk mungojnë edhe emra të njohur klubesh si Chelsea, Juventus, Napoli, Dortmundi, apo Interi, shkruan sportekpres nga Tirana.

E madje zikaltrit duket se janë një hap përpara të tjerëve, pasi me shumë mundësi e kanë çelësin për të bindur Veronën. Interi është gati të lërë dy lojtarë me huazim te verdheblutë si dhe të paguajnë shifrën e kërkuar, gjë që kënaq klubin veronez.

Kështu media angleze e Evertonit duket e shqetësuar për këtë avantazh të zikaltërve, që po e fitojnë betejën me ekipin e Ançelotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat