Milan pas Rakitic

Futboll

Milan pas Rakitic

Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:59
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic ka përfunduar në radarin e Milan.

Ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, me shumë gjasë do të largohet nga ‘Camp Nou’, gjatë merkatos së verës.

Rakitic është në fundin e kontratës së tij me katalanët dhe nuk është pjesë e planeve të Quique Setien.

‘Blaugrana’ i kanë caktuar lojtarit një çmim prej 20 milionë eurove, dhe mediet në Itali shkruajnë se Milan po interesohet për lojtarin.

Problemi i vetëm për Milan pritet të jetë paga prej 8 milionë euro në vit, të cilën lojtari e gëzon te Barcelona.

‘Rosoneri’ kanë kontaktuar edhe më parë me Rakitic, por nuk kishin arritur ta bindin lojtarin.

Kësaj radhe, punët pritet të jenë më të lehta për Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat