Bayern Munuch kthehet në stërvitje të hënën

Futboll

Bayern Munuch kthehet në stërvitje të hënën

Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:05
Ilustrim

Trimat e Bundesligës – Bayern kthehet në stërvitje të hënën.

Bayern Munich do të fillojë betejën e hapur me Covid19.

Skuadra kampione e Bundesliga nuk e ka ndërmend të qëndrojë e izoluar ndaj koronavirusit.

Bayern synon të kthehet në stërvitje nga dita e hënë, për të vazhduar me përgatitjet për sezonin.

Sipas ‘Kicker’ dhe njoftimit të skuadrës, Bayern do të stërvitet në grupe të vogla të lojtarëve, në mënyrë që kontaktet të jenë sa më të vogla.

Gjithashtu, skuadra do të stërvitet në ambiente të hapura.

Në Bundesliga, edhe skuadra e Wolfsburg ka rifilluar seancat stërvitore. Duket se gjermanët janë të fascinuar nga shembulli i Bjellorusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat