Cahill: E vështirë ta respektoj Sarrin

Futboll

Cahill: E vështirë ta respektoj Sarrin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:37
Gary Cahill

Gary Cahill ka zbuluar detaje interesante nga puna e tij nën urdhrat e Maurizio Sarri.

Cahill ishte nga pikat kryesore të mbrojtjes së skuadrës së Chelsea, para se Maurizio Sarri të kalonte në ‘Stamford Bridge’.

Sarri nuk kalkuloi asnjëherë në Cahill dhe mbrojtësi anglez thotë se e ka problem që të ketë respekt për italianin.

“Ne shkuam në gjysmëfinale të Kupës së Botës, kështu që humba fazën parasezonale. Ai ishte i fokusuar në taktikat e tij, ndoshta shumë, kshtu që unë humba shumë gjëra”, ka thënë Cahill.

“Të jem i sinqert, mendoj se në gjysmë të sezonit, raportet tona ishin shkëputur. Nuk mendoj se do të përmirësohen ndonjëherë”, ka shtuar lojtari.

“Është e vështirë të kem respekt pas gjërave që ai ka bërë”, ishin fjalët e Cahill.

Cahill tashmë mbron fanellën e Crystal Palace, kurse Maurizio Sarri drejton Juventus. Gjithçka kishte ndodhur në kohën kur të dy ishin te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat